7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Haxhiu – VV-së: Heroi Enver Zymberi ra në detyrë në mbrojtje të sovranitetit, jo për “spektakël”!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar në lidhje me arrestimin e Marko Gjuriqit nga ana e policisë së Kosovës. Haxhiu ka thënë se “Sot kur u dëshmua forca e shtetit, kur policët tanë me shumë mund e sakrificë zbatuan detyrën shtetërore në mbrojtje të ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë së Kosovës, LVV e quan spektakël veprimin e shtetit të vet”. Ai tha se “sot për Asociacionin folën vetëm Vuçiqi e LVV, madje këta të fundit ia kaluan Vuçiqit me mohim të shtetit të Kosovës. Sepse Vuçiq e pranoi që ishte aksion i organizuar i fuqishëm, ndërsa LVV e quan “spektakël! Heroi Enver Zymberi ra në detyrë në mbrojtje të sovranitetit, jo për “spektakël”!”  ka shkruar Haxhiu

Lexoni të plotë shkrimin e Haxhiut:

ROSU ju lumtë!
LVV marre ju qoftë

Policia e Kosovës sot ishte në nivelin e detyrës së saj, për çka i përgëzoj!
Por sot me komunikatën e tyre politike LVV ishte nën çdo nivel të pritshëm! Prandaj me të drejtë pyes: Ku u shkrua komunikata e LVV-së, në Prishtinë apo në Beograd?!

Sot kur u dëshuma forca e shtetit, kur policët tanë me shumë mund e sakrificë zbatuan detyrën shtetërore në mbrojtje të ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë së Kosovës, LVV e quan spektakël veprimin e shtetit të vet.

Nga ky sinkronizim i LVV-së me deklaratën e Vuçiqit për Asociacionin?
Sot për Asociacionin folën vetëm Vuçiqi e LVV, madje këta të fundit ia kaluan Vuçiqit me mohim të shtetit të Kosovës. Sepse Vuçiq e pranoi që ishte aksion i organizuar i fuqishëm, ndërsa LVV e quan “spektakël”!
Edhe vendosja e sovranitetit më 25.07.2011, në pikat kufitare 1 dhe 31 për LVV paska qenë spektakël.
Heroi Enver Zymberi ra në detyrë në mbrojtje të sovranitetit, jo për “spektakël”!

“Spektakël” sot bër një deputet i LVV në Krushe, “spektakël” të ndytë bëri LVV në Kuvend, duke hedhur gaz lotësjellës dhe duke goditur po këta policë që arrestuan Marko Gjuriqin.

Këtë linjë të Albinit unë me kohë e kam demaskuar, e sot po e sheh e tërë Kosova!!!./Prishtinapress.eu 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img