Site icon PrishtinaPress

Hera e gjashtë, a do të konstituohet sot komisioni hetimor për rezervat shtetërore?

Këtë të premte, për të gjashtën herë do të tentohet që të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezerva shtetërore.

Në pesë tentimet e kaluara, konstituimi i këtij komisioni ishte i pamundur për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Mospjesëmarrja e deputetëve të pozitës në këtë komision, nga opozita është kritikuar vazhdimisht, duke thënë se të njëjtit po fshehin diçka.

Exit mobile version