1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Heqje patente për cilindo që drejton mjetin me telefon dhe nën ndikimin e alkoolit e drogës në Itali

Qeveria italiane po përgatitet të miratojë dënime më të ashpra për ata që nuk respektojnë kodin e qarkullimit rrugor.

Siç raportojnë mediat italiane, qeveria Meloni synon të miratojë heqjen e patentës për këdo që drejton me telefon në dorë, në drejtim të kundërt ose nën ndikimin e drogës.

Patenta e shoferit do t’i hiqet kujtdo që kapet duke vozitur në gjendje të dehur.

Ministri përgjegjës për Infrastrukturën dhe Transportin, Matteo Salvini, gjithashtu planifikon të rrisë masat për të mbrojtur ata që udhëtojnë me biçikletë dhe të vendosë sigurimin e detyrueshëm, si dhe targat për skuterat elektrikë.

Gjithashtu drejtuesit e rinj nuk do të jenë në gjendje të drejtojnë makina të fuqishme për tre vjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img