Politologu Agon Maliqi ka bërë me dije se Bashkimi Evropian ka filluar përdorimin e “shkopinjve disciplinues” për Kosovën dhe Serbinë për shkak të procesit të dialogut.
Ai ka thënë se heqja nga agjenda e çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën tregon një gjë të tillë.
Sipas tij, edhe Parlamenti Evropian pritet ta votojë një rezolutë për suspendimin e negociatave për anëtarësim me Serbinë.
“Boll palidhje prap me e përsërit veten, por qe kjo nga data 29 shtator. Sot u hoqën nga axhenda vizat për neve, ndërsa Parlamenti Evropian pritet ta votojë rezolutën për suspendimin e negociatave me Serbinë dhe rishqyrtimin e fondeve”, ka shkruar Maliqi./Prishtinapress/