0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Heqja e vizave, Murati ia jep meritat Qeverisë: Për dy vite u bë diçka që pushtetet e kaluara s’arritën ta bënin për një dekadë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas nënshkrimit të vendimit përfundimtar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se dita e djeshme është një ditë e veçantë për Kosovën, teksa meritore për këtë arritje e ka bërë Qeverinë Kurti.

 “Sot ishte një ditë e veçantë me rastin e nënshkrimit të vendimit përfundimtar për liberalizimin e vizave. Diçka që pushtetet e kaluara nuk kishin arritur ta bënin për një dekadë, u bë për dy vite qeverisje!”, shkroi ai.

Ministri po ashtu tha se mosbesimi i qytetarëve karshi liberalizimit është i natyrshëm sepse, siç tha ai, kjo është pasojë e mashtrimeve të Qeverive të kaluara në emër të vizave.

“Është normale që sot, për shumë qytetarë kjo arritje edhe duket e pabesueshme, dhe ende e shohin me skepticizëm. Sepse me vite të tëra, garda e vjetër premtoi e mashtroi në emër të vizave. Madje u fal edhe tokë në emër të vizave dhe vizat prap nuk erdhën.”, ka shkruar Murati./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img