-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Heqja e pagesës së TVSH-së në kufij dhe taksa doganore ndihmuan bizneset

Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami sot gjatë vizitës në komunën e Vitisë janë pritur në takim nga kryetari i komunës Sokol Haliti, nga i cili u njoftua për të arriturat e komunës së Vitisë, sidomos në inkasimin e të hyrave komunale, inkasimin e borxheve të akumuluara duke shfrytëzuar implementimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, për projektet zhvillimore dhe financiare të kësaj komune, si dhe për projektet të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ministri Hoti tha se komuna e Vitisë ka arritur që të krijoj një ambient më të mirë për të bërë biznes dhe gjithashtu shprehi përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës në realizimin e projekteve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve të kësaj komune.
Ndërsa kryetari i Vitisë Sokol Haliti tha se do të ndërtojnë Parkut të Biznesit.

Gjatë qëndrimit në Viti, Ministrat vizituan Kompaninë “Euro Fisi” ku u njoftuan nga afër për prodhimin e stiroporit dhe për ndikimin e lehtësirave për prodhimet vendore.
Pronari i Kompanisë “Euro Fisi” Ismajl Shallti bëri të ditur se “Që nga viti i kaluar kanë filluar ti ndiejnë lehtësirat që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës për prodhuesit vendorë.
Sipas tij, lehtësira e parë për ta ka qenë mos pagesa e TVSH-së në kufi dhe e dyta lirimi nga taksat doganore për importimin e makinerisë prodhuese.
“Ne tashmë e kemi sjellë në fabrikën tonë makinerinë për prodhimin e rrjetave fasaduese me përbërës (fibra qelqi) edhe për këtë hasëm në lehtësira nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me qenë se të gjitha makineritë prodhuese i kemi futur në Kosovë pas një taksë doganore. Kjo mos pagesa e taksave doganore në kufi është një lehtësim i madh për ne si prodhues.
Ai gjithashtu bëri të ditur se me ardhjen e ministrit Avdullah Hoti në Ministrinë e Financave, ne si biznese kemi një vullnet më të madh për të punuar, sepse po e shohim më nga afër përkrahjen e shtetit për prodhimet tona, si mundësinë për hapjen e tregut të punës dhe plasimin e prodhimeve edhe jashtë Kosovës.
Ndërsa, Ministri Hoti edhe njëherë shprehi përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të gjitha komunat në Kosovë, veçanërisht për krijimin e kushteve sa më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë dhe i vetëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img