Site icon PrishtinaPress

Heqja e dinarit, Vuçiq takohet me ambasadorin rus

Në ditën kur në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e BQK-së sipas së cilës, euroja do të jetë valuta e vetme për kryerjen e pagesave, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadorin rus, Alexandar Botsan Kharchenko.

Vuçiq ka bërë me dije se e ka njoftuar të dërguarin e Moskës në Beograd rreth këtij vendimi të Kosovës që siç e ka quajtur “lëvizje të fundit të njëanshme të Prishtinës”.

“E informova ambasadoren Botsan Kharchenko për lëvizjen e fundit të njëanshme të Prishtinës, të drejtuar qartë kundër popullit serb në Kosovë si dhe për pasojat e mundshme të këtij akti të papërgjegjshëm”, ka shkruar ai në Instagram

Exit mobile version