1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Henry: Guardiola ma mësoi futbollin

Pas largimit nga Arsenali në vitin 2007, Thierry Henry iu bashkua skuadrës së Barcelonës për 24 milionë euro. Francezi ka thënë se kur shkoi në Barcelonë, ndihej sikur të ishte kthyer përsëri në shkollë, pasi që trajneri Pep Guardiola ia kishte mësuar futbollin përsëri.

Metodat dhe taktikat e përdorura nga trajneri i klubit katalonas bënë që Henry të mësonte gjëra të reja për futboll, përkundër faktit që ai ishte 30-vjeç dhe kishte qenë duke luajtur futboll si profesionist për shumë vite, transmeton Express.

“Unë mësova si të luaj futboll sërish”, ka thënë Henry në një intervistë për Sky Sports.

Henry u transferua në Barcelonë në vitin 2007, një vit para se ta merrte Guardiola pozitën e trajnerit. Sezonin e tij të parë në Spanjë, ai luajti nën menaxhimin e trajnerit holandez, Frank Rikjaard.

Me klubin katalonas ai luajti për dy sezone, gjatë të cilave i ftoi shumë tituj, si një titull të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligës, një titull të Copa del Rey, një titull të Kupës së Botës për Klube, një titull të Superkupës së Evropës, si dhe një titull të Superkupës së Spanjës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img