21.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Henderson zyrtarizohet te Al-Ettifaq

Al-Ettifaq ka kompletuar transferimin e Jordan Hendersonit.

Klubi saudit njoftoi zyrtarisht këtë të enjte për marrëveshjen me mesfushorin anglez.

Henderson me klubin nga Arabia Saudite ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Al-Ettifaq ka paguar 12 milionë funte për transferimin e 33-vjeçarit nga Liverpooli, pa përfshirjen e bonuseve.

Henderson u largua nga “Të Kuqtë” pas 12 vjetëve.

Ai iu bashkua Liverpoolit nga Sunderland në vitin 2011, fitoi shtatë trofe të mëdhenj gjatë kësaj periudhe – duke përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2019, dhe u bë kapiteni i parë i “Të Kuqve” që ngriti trofeun e kampionit në Premierligë në historinë e klubit, para tre vjetëve.

Henderson bëri 492 paraqitje për Liverpoolin, shënoi 33 gola dhe kontribuoi me 61 asistime.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img