Site icon PrishtinaPress

Helmohen qentë në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut

KUJDES: Disa nga fotot përmbajnë përmbajtje shqetësuese!

Një seri e re e helmimeve me qen ka ndodhur në shëtitoren e Mitrovicës Veriore mbrëmë vonë, kur janë helmuar katër qen. Disa banorë të zonës pohojnë se kanë parë dy persona duke u dhënë qenve hot-dog të helmuar dhe policët në vendngjarje kanë thënë se do të hapet një hetim.

Helmimet e kafshëve endacake, kryesisht qenve, ka qenë një dukuri pothuajse e përditshme që nga data 3 mars. Sipas të dhënave të Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve “Sapa”, në këtë periudhë kanë ngordhur mbi 100 qen.

Si pasojë, qytetarët e Mitrovicës Veriore shpeshherë gjejnë në rrugët e tyre trupat e pajetë të qenve të ngordhur, gjë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Një grup i vogël njerëzish janë mbledhur pak para mesnatës në shëtitore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe disa policë të Kosovës.

Disa persona pohojnë se kanë parë dy persona duke ecur përgjatë shëtitores, njëri prej të cilëve me doreza dhe se qenve endacakë ua kanë ofruar hot-dogët, të cilët dyshonin se ishin të helmuar.

 

Exit mobile version