3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Helmohen fëmijët nga shpërthimi i kanalizimit (Video/Foto)

Banorët e fshatit Henc të Komunës së Fushë Kosovës që nga viti i kaluar përballen me një problem mjaft të pakëndshëm. Kanalizimi i fshatit ka shpërthyer dhe ka dalë mbi tokë mu afër shtëpive të disa nga banorëve të fshatit Henc.

Nga era e keqe ata ankohen se kanë marrë edhe infeksione e sëmundje të tjera. Kanalizimi madje u ka prishur edhe të mbjellat në tokat afër dhe ujërat e puseve të cilët i kanë përdorur më parë.

Milazim Mjeku, banor i fshatit Henc i cili e ka shtëpinë ngjitur me pjesën ku ka shpërthyer kanalizimi, ankohet se nga era e keqe e kanë të pamundur edhe dritaret e shtëpisë t’i hapin.Ai thotë se organet kompetente brenda Komunës së Fushë Kosovës arsyetohen se ende nuk ia kanë arritur të kontraktojnë një kompani që do ta zgjidhë këtë çështje.  Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, Maliq Berisha, tha përmes telefonit për KosovaPress se çështja do të zgjidhet së shpejti, meqë shpejt pritet të kontraktohet një kompani e cila do të merret me rregullimin e kanalizimit.

Ndërkohë, nëse çështja nuk zgjidhet shpejtë, banorët që kanë shtëpitë përreth, kanë frikë se me ngrohjen e motit era do të përkeqësohet edhe më tepër duke e bërë të pamundur qëndrimin edhe brenda në shtëpi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img