Helmimi që çoi 100 persona në spital në Bulqizë duket se nuk ka qenë për shkak të ujit të pijshëm.
Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë ka publikuar rezultatet e analizave të ujit të marra në disa vende të ndryshme.
Nga raporti i këtij institucioni sipas Lapsi, thuhet se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.
Sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim.