Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar Komunën e Malishevës, pas situatës së helmimit të qytetarëve.
“Natyrisht besojmë, që institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situate. Megjithatë ekipet tona shëndetësore nga komuna jonë, janë të gatshme t’iu ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme. Për këtë rast kam biseduar edhe me kryetarin z. Ekrem Kastrati, duke e shprehur gatishmërinë tonë”, ka shkruar Muharremaj.
Postimi i plotë i tij:
Natyrisht besojmë, që institucionet shëndetësore në Komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situate.
Megjithate ekipet tona shëndetësore nga komuna jonë, janë të gatshme t’ju ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme.
Për këtë rast kam biseduar edhe me Kryetarin z.Ekrem Kastrati, duke e shprehur gatshmërinë tonë.
Bali Muharremaj