Gjatë ditës së sotme në qytetin e Malishevës në një nga pikat ku shërbehet ushqim i shpejtë, u infektuar 30 nxënës të këtij qyteti.
Për këtë çështje ka folur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Ai tha se një informatë të tillë e kanë pranuar rreth orës 17:00 dhe pas kësaj njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes, po ashtu të pranishëm ishin edhe inspektorët komunal si dhe ata nga Agjencia e Ushqimit dhe Vetrinës.