Site icon PrishtinaPress

Helmime në ushqime, IKSHPK bënë thirrje për kujdes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në konsumimin e ushqimit.

IKSHPK po bënë thirrje për kujdes në ushqime, meqë siç potencohet nga ta gjatë këtij sezoni ka pasur raste të helmimeve në ushqime.

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht, shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier, shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara, janë disa nga ushqimet në të cilat duhet t bëhet kujdes e që janë renditur nga IKSHPK.

Thirrja e plotë e IKSHPK-së:

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Shumë herë jemi ballafaquar disa herë me helmime me ushqim

Gjatë këtij sezoni janë regjistruar helmime me ushqim! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi!

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer.Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet, nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:

-para se të filloni të përgatisni ushqimin

-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

-pas përdorimit të tualetit

-pasi të pastroni hundën

pasi të prekni një kafshë

-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!

Exit mobile version