2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Helikopterë e makineri të rënda, KFOR njofton për ushtrimin që do ta mbajë në këto qytete

KFOR-i përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nga data 14 deri me 17 mars do të realizojnë ushtrime dhe pozicionim ushtarësht në Istog, Gjakovë dhe Prizren.

Këto ushtrime do të realizohen gjatë ditës dhe natës dhe do të ketë edhe lëvizje të helikopterëve në qytetet e Gjakovës, Deçanit, Shtërpcës dhe Rahovecit.

Gjithashtu përveç helikopterëve do të ketë edhe lëvizje të makinerive të rënda që do të lëvizin nëpër rrugët kryesore dhe dytësore.

“KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img