Site icon PrishtinaPress

Heldt: Gjermania mirëpret heqjen e taksës për produktet nga Serbia dhe BeH

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se Gjermania mbështet vendimin e marrë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për heqjen e taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas tij, ky është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Detyra tani është rindërtimi gradual i besimit për fillimin e shpejtë të procesit të dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Sipas tij, “ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet brenda kornizës ekzistuese të BE-së. BE-ja ka ofruar mbështetje e cila duhet të merret me krijimin e një niveli të qarkullimit të mallrave nga të dyja palët”.

Më tej ai ka thënën se të gjitha vendet, gjithashtu Kosova dhe Serbia, përballen me sfidën e pashembullt, atë me COVID19.

“Kjo nuk është kohë për manovrim politik, por për t’u përqendruar në tejkalimin e krizës shëndetësore për popullatën. Bashkëpunimi rajonal me shumë rëndësi në këtë kontekst”, ka shkruar tutje ambasadori gjerman.

Exit mobile version