Site icon PrishtinaPress

Hekuran Murati – LDK-së: S’keni të drejtë morale të flisni për çështjen e të zhdukurve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kanë debatuar mes vete për çështjen e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë dhe trajtimit që iu është bërë kësaj teme nga qeveritë.

Ai ka deklaruar se Qeveria Hoti ka nënshkruar marrëveshje ku nuk përmendet as emri i shtetit të Kosovës, por thirret në kryeqytet. I ka thënë LDK-së se nuk ka të drejtë morale dhe profesionale të flas për këtë çështje.

“Për t’ia rikujtuar në Washington cka ka nënshkruar Qeveria Hoti, është: të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Më poshtë thotë: do t’i koordinojmë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës. Domethënë as emri i shtetit nuk figuron në marrëveshje. Së paku emrin e shtetit është dashtë ta përmendni. A keni qenë ju i nderuar deputeti Selmanaj në atë kohë, a i keni lexuar çfarë po nënshkruani, a e keni pa çka po shkruan në atë tekst. Ju lutem, nuk keni të drejtë morale e as profesionale për të folur për këto tema”, ka theksuar ai./PrishtinaPress/

Exit mobile version