Këngëtari i njohur, Blero, ka finalizuar projekti e tij më të ri muzikor.
Kënga e cila erdhi e vizuelizuar edhe me një klip të veçantë, mban titullin “Hej aman”.
Producent i këngës është bashkëpunëtori i këngëtarit, Nurteel, për muzikën u kujdes po ashtu Nurteel dhe Blero.
Teksti nga Gulo, Blero dhe Nurteel, ndërsa ‘mix dhe master’ nga Johan Bejerholm.
Projekti më i ri i Blerim Muharremit (emri i vërtetë) tashmë gjendet në kanalin zyrtar në Youtube, dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e këngëtarit.