Site icon PrishtinaPress

Heidi, Erjola apo Françeska? Ja kush nga banoret “mban kurorën” e veshjes sipas stilistes së njohur

E ftuar në një emision televiziv sot ka qenë stilistja e njohur, Enxhi Valteri. Ajo ka bërë një analizë shumë të detajuar në lidhje me veshjet dhe stilin e banorëve në shtëpinë e BBV në këtë edicion dhe jo vetëm…

Kush është e veshura më me stil?

Nga vajzat mban kurorën Françeska, nuk ka lidhje me çmimin dhe vlerën e veshjeve. Nuk është çështje marke por çështje stili. Françeska ka stilin e zonjushës, vajzës klasike dhe elegante nuk ka një stil ‘beggy’. Me karakterin e saj që është e zonja në debat ka një feminilitet që e përcjell më së miri. Stilin që ajo ka di ta mbajë. 

Ndër të tjera stilistja shtoi se:

Më ka pëlqyer Erjola. Jo gjithmonë në dy-tre raste më është dukur pak vulgare sepse unë besoj që ti duhet t’i përshtasësh linjat e tua me veshjen që zgjedh. Është një vijë shumë e hollë që ndan vulgaren me atë që quhet sensuale. Erjola është një vajzë shumë e bukur, është një perlë dhe sigurisht që çdo gjë i rri bukur por ka pasur raste që ndoshta ka çeduar pak. Në përditshmëri më ka pëlqyer. 

Kush ka “gabuar” më shumë nga vajzat sipas saj?

Mbase Heidi, me gjithë dashamirësinë që kemi për personalitetin e saj sigurisht që mbase nuk ka zgjedhur personat e duhur jashtë për ta veshur dhe për të zgjedhur veshjet e saj. Heidi nuk është se pikaset për stilin e saj përveç personalitetit dhe lojës që po bën, për mendjen, qetësinë dhe është një kukull. Njeriu duhet të përshtasë linjat e tij me veshjet që zgjedh. 

Exit mobile version