Site icon PrishtinaPress

Hedhja e sprejit në një lokal në Gjilan, arrestohet një person

Nëntë persona kanë marrë trajtim mjekësor pasi duke qëndruar në një lokal kishin filluar të ndjehet një aromë e cila u kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mesnatën e së enjtes 00:52, në Gjilan.

Tutje në raportin 24 orësh bëhet e ditur se viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.

“Trajtim mjekësorë kanë kërkuar nëntë  viktimat meshkuj kosovarë pasi që në lokalin në të cilin ishin duke qëndruar, ka filluar të ndjehet një aromë e cila u kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka hedhur sprej në lokal.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Prishtinapress/

Exit mobile version