Site icon PrishtinaPress

Hedhja e gazit lotsjellës, Sveçla dhe tre deputetët e VV-së deklarohen të pafajshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Veç tij, të pafajshëm janë deklaruar edhe tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli Dalipi,.

Sveçla dhe tre deputetët e VV-së po akuzohen se më 21 mars të vitit 2018, kanë hedhur gaz lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës ku po mbahej një seancë plenare.

Si pasojë e kësaj, deputetët në atë kohë, u detyruan të lironin sallën.

Exit mobile version