2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“Hec bre shko n’shpi tënde”, Nurellari i PDK’së përplaset ashpër me një kritikues

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, është përplasur ashpër me kritikuesin Reshat Reshitaj, duke iu përgjigjur këtij të fundit pas kritikave të bëra.

Reshitaj ka shpërndarë një postim bashkë me foto të Nurellarit në një studio televizive, duke i thënë, “Hec bre shko n’shpi tënde, ti ke ardh me na tregu neve për z. Kurti a?!?! Ti ke ardh me na tregu neve për politikën tonë….!ncncnc më shumë po e kritikon dhe shanë Kurtin se sa veprimet e Serbisë!!”.

Derisa, kësaj kritike nuk e ka lënë pa iu përgjigjur Nurellari i PDK-së. 

Kosova është shtëpia ime, ka shkruar Nurellari, duke iu drejtuar “ky jugonostalgjiku”.

“Le ta dijë ky jugonostalgjiku dhe te tjeret qe mendojne si ky, se Kosova eshte shtepia ime. Po ashtu le ta marrin vesh mire se ne Kosove ka marre njehere e mire fund koha, kur serbet bashke me kolaboracionistet shqipfoles te shitur, te debojne prape shqiptare drejt shtetit te Turqise apo Shqiperise si dikur”, ka shkruar Nurellari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img