0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Vjosa Osmani nuk është përjashtuar nga LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratiket të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur rreth mundësisë së një takimi me Vjosa Osmanin për të biseduar rreth krijimit të një uniteti brenda LDK-së.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi me Vjosa Osmanin dhe se kjo e fundit nuk është përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Me Vjosa Osmani kemi bashkëpunuar në zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar dhe mandej nominimin e Vjosës për kryeministre, të cilën e kam mbështetur pa rezervë. Veprimi i saj politik ka qenë se nuk dua të qëndroj në një ambient ku nuk ndihem e lirë. Vjosa Osmani nuk është shkarkuar nga LDK-ja”, është shprehur ai në t7.

Haziri e ka pranuar se nuk ka pritur që LDK të pësojë humbje në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Podujevës, ku pas 20 vjetësh ka humbur bastionin nga Lëvizja Vetëvendosje me Shpejtim Bulliqin.

Duke komentuar deklarimet e Osmanit se nga LDK-ja ka mbetur vetëm logoja e saj dhe se sipas Isa Mustafës ajo ka fituar votat vetëm duke iu falënderuar partisë që ai udhëheq, numri dy i LDK-së tha se kanë bërë një gabim, pasi që i kanë kushtuar rëndësi fitores së opozitës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img