Site icon PrishtinaPress

Haziri thotë se nuk bëjnë koalicion me parti: Marrëveshja jonë do të jetë me qytetarin

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka thënë para mediave se po presin numërimin e votave me kusht dhe atyre të diasporës për të konfirmuar komunën e tretë që kalon pa balotazh, duke mos cekur se për cilën komunë e ka fjalën.

“Ne po presim edhe numërimin e votave me kusht dhe ato të diasporës për të konfirmuar edhe komunën e tretë që kalon pa balotazh”, tha ai.

Haziri tha poashtu se LDK s’ka marrëveshje koalicioni me asnjë parti për balotazh.

“Marrëveshje politike nuk do të ketë me askënd por do të kemi marrëveshje me qytetarët duke përfshirë të gjitha komunat.Vlerësimet për koalicione lokale i bëjnë degët e tona, në nivele lokale mund të ketë kontakte joformale por në këtë nivel nuk kemi bërë ftesë zyrtare për të ndërtuar koalicione me asnjë parti”, tha ai.

Exit mobile version