-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haziri thotë se Kurti dëshiron ta shtyjë dialogun me Serbinë: S’është i interesuar të negociojë

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon “sot për nesër” dhe nuk ka as kapacitete e as ekip për t’u përballur me problemet e shumta me të cilat përballet vendi.

Derisa Kosova është në zgrip nga kriza energjetike, ekonomike, inflacioni e grevat e sindikatave, Haziri, në një intervistë për Gazetën Enigma, ka thënë se për dalje nga kriza “nuk po shihet as drita në fund të tunelit” sepse nuk ka vendosje të masave që e zbusin krizën.

Kur është pyetur të veçojë ndonjë ministri ose dikaster të Qeverisë Kurti, nënkryetari i LDK-së ka theksuar se performanca e dobët i atribuohet krejt kabinetit në krye të të cilit është kryeministri Kurti.

“Fatkeqësisht, Albin Kurti po e administron Kosovën, nuk po qeveris. Qeverisja e mirë mbetet vetëm një ëndërr”.

“Nuk mund të veçohet një sektor apo ministri… Kemi një reagim linear, një ngulfatje të njëjtë lineare. Kemi mospërgjigje, moskomunikim me organizatat buxhetore, moskomunikim me qytetarin, mostransparencë dhe varshmëri kronike në vendimmarrje të kryeministrit apo të liderit të tyre, e që kjo vjen si pasojë e politikave të VV-së. Por, qeveria dhe institucionet e shtetit nuk janë parti politike. Nuk janë komisione dhe sektorë që menaxhohen brenda një partie politike, por janë organe ku duhet të funksionojë mekanizmi i ligjit”.

Haziri shprehet se Kurti vetëm i shtyn problemet “prej mbrëmjes në mëngjes”.

Qasje të njëjtë, sipas tij, kreu i Qeverisë dhe i Vetëvendosjes ka edhe ndaj dialogut. “Unë besoj shumë që ai nuk është i interesuar të negociojë, por më shumë të menaxhojë proces dhe të shtyjë, për të blerë kohë”.

Nënkryetari i LDK-së ka potencuar se gjatë mandatit të kësaj qeverie nuk ka pasur njohje, por vetëm çnjohje.

“Gjashtë shtete të Pacifikut, gjatë mandatit të Kurtit që nuk ia kanë konfirmuar Kosovës, por sipas burimeve të partnerëve tanë, për shkak të lobimit të Serbisë i kanë tërhequr njohjet. Sidoqoftë, ne e kemi njohjen historike të Izraelit në mandatin e LDK-së dhe aty ka mbetur puna”.

Haziri ka folur edhe për qeverisjen komunale të pasardhësit të tij në pozitën e kryetarit të Gjilanit, Alban Hysenit, duke e ka quajtur “një vit të humbur”.

Haziri ka folur edhe për projektin e renovimit të stadiumit të Gjilanit, por edhe autostradën Gjilan-Prishtinë, projekte këto që ende nuk kanë përfunduar qe një kohë të gjatë.

“Fatkeqësisht kanë mbetur aty ku i kemi lënë. Janë degraduar. Investitorë në programet për zhvillim janë BERZH, Banka Botërore Investimeve dhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare, por mungesa e një menaxhimi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img