Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një tryezë të organizuar në Mitrovicë me temë “Implementimi i planit franko-gjerman”, ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
Sipas tij, mos-zbatimi i marrëveshjet së arritur në vitin 2023 për çështjen e Asociacionit, solli këtë situatë ku aktualisht ndodhet Kosova dhe procesi dialogues.
“Ne edhe shumicës së re që ka dalë para dy vjet e gjysmë, që po vjetrohet në mandat, i kemi rekomandu që pa hezitim ta zbatojnë marrëveshjen e vitit 2013″, tha ish-kryetari i Gjilanit.
“Si e vetmja mundësi e drejtë, e shpejtë dhe do të normalizonte edhe segmentet tjera dialogun dhe normalizimin drejt një qëllimi që të arrinin një marrëveshje obligativisht ligjore për gjitha palët dhe të mbyllet problemi më i madh në Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai.