Site icon PrishtinaPress

Haziri tha se do të shokohen besimtarët e Kurtit, reagon këshilltari i Konjufcës – ia përmend podcastin e LDK-së

Shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, e ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri i cili tha se “zhvillimet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit”.

Kërçeli në një postim në Facebook, ka tentuar t’i kundërpërgjigjet duke ia përmendur Hazirit podcastin e nisur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

”Lutfi Haziri: Ditët e ardhshme do të jenë shokuese! Mos e ka fjalën për debutimin e humorit të LDK-së me këtë podcastin e ri? Po e presim pra, shpresojmë nuk është aq shokuese sa humori i Lutës me privatizimin”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version