Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gjeneralit, Imri Ilazi, duke thënë se ka dhënë kontribut të pashoq gjatë tërë jetës së tij në shërbim të atdheut.
Haziri është shprehur se Imri Ilazi nuk do të harrohet kurrë për guximin dhe veprën e tij kolosale, përcjell Klankosova.tv.
“Paska ndërruar jetë luftëtari i lirisë, veprimtari i madh i çështjes kombëtare, familjari e miku i madh i Gjilanit, Gjeneral Imri Ilazi”.
“Dha kontribut të pashoq gjatë tërë jetës së tij në shërbim të atdheut dhe nuk do harrojmë kurrë për guximin dhe veprën e tij kolosale. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve e bashkëveprimtarëve. Lamtumirë, Gjeneral. Lamtumirë miku im”, ka shkruar ai.
Haziri ka publikuar edhe një fotografi me gjeneralin.
(Foto e vitit 2002, gjatë një prej shumë angazhimeve të përbashkëta për të përballuar pasojat e tërmetit).