Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se “Rruga e re” është brend dhe emër për programin qeverisës.
Në llogarinë e tij në Faacebook, ai ka bërë të ditur se sot së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kolegët e koleget, kanë finalizuar programin “Rruga e re”, i cili sipas tij, projekton rikthimin në fondamentet e Republikës, të lirisë e jo frikës, demokracisë e jo persekutimit, integrimit euroatlantik e jo izolimit, raporton Klan Kosova.
“Si program zhvillimor, i mbështetur në ideologjinë e qendrës së djathtë, ‘Rruga e Re’ do të ofrojë jo vetëm projekte e nisma të mëdha, por dhe ide të domosdoshme të formësimit tonë shtetëror në dekadën në vijim”, ka shkruar Haziri.