0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Qeveria Kurti po rrezikon që urën e Ibrit jo me e hap për vetura, por me mbyllë edhe për qytetarë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se nuk është vetëm qëllimi i hapjes së urës së Ibrit, por zhvendosja e vëmendjes nga problemet e përditshme.

Procesi nuk është qëllim hapja e urës, por është qëllim që vetëm që kjo të kthehet si debat i brendshëm që qytetarët e Kosovës të zhvendosin vëmendjen e plotë nga problemet e përditshme dhe të nxirret në lajthitje kërkesat për hapjen e urës.” –ka thënë Haziri.

Ndër të tjera, Haziri ka deklaruar se LDK është për hapen r tës, por sipas tij Qeveria Kurti është duke rrezikuar qe ura të mbyllet edhe për qytetarët.

LDK-ja është për hapjen e urës. LDK-ja siç duket do ta ketë në hise për ta bërë integrimin e plotë të Mitrovicës në të ardhmen e afërt, sepse kjo Qeveri po rrezikon që në lumin Ibër jo me e hap për vetura, por me mbyllë edhe për qytetarë. Nëse KFOR-i nesër del me mjete të rënda dhe i vendos telat me gjemba mbi lumin Ibër për shkak të gabimeve të Qeverisë atëherë e keni më bë pyetjen a jeni për hapje apo mbyllje.” – ka thënë Haziri.

Ndërsa, sa i përket inspektimeve që po kryen Qeveria në urën e Ibrit nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se janë bërë me leje të NATO-së dhe KFOR-it.

Inspektimi teknik është bërë më kërkesë, Qeveria e Kosovës në territorin e vet, në vendin e vet duke u sjellë sovrane i ka bërë kërkesë NATO-së dhe KFOR-it për ta bërë inspektimin teknik të urës së vet. Kjo kërkesë i është aprovuar dhe në të njëjtën ditë komandanti i KFOR-it ka qenë në Beograd që komandantin e ushtrisë serbe me njoftua se Qeveria e Kosovës po bënë inspektim teknik të urës. Kjo është ajo që zoti Kurti vazhdon të ketë agjendë të fshehur politike, nuk e zbardhë për njerëzit, nuk e shpjegon e manipulon lajmin.” – ka thënë Haziri për RTV21.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img