7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Haziri prapë thotë se për LDK-në s’është problem udhëheqja e dialogut nga Thaçi

Lufti Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Gjilanit, ka folur për pozicionin e LDK-së në raport me bisedimet me Serbinë.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk lidhet me emra të veçantë sa i përket procesit të dialogut.

“Rezoluta e Kuvendit që është në fuqi, e njeh Kryeministrin si të autorizuarin e Kuvendit të Kosovës për negociata”, ka deklaruar Haziri në RTV Dukagjini, duke shtuar se Kuvendi po menaxhohet në mënyrë shumë të keqe.

Duke folur për qëndrimin e tij dhe të LDK-së për rolin e Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë, Haziri ka thënë se është i autorizuar nga LDK-ja.

“Unë kam përfaqësuar politikat e LDK-së në tavolinë, dhe rolin e LDK-së si partia më e madhe opozitare. Asnjëherë nuk është biseduar për emra. LDK-ja qëndron në ruajtjen e institucioneve të shtetit”, tha a.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se nuk janë përmendur emra, por si parti kanë mbështet formatin e bisedimeve edhe kur Hashim Thaçi ishte kryeministër.

“LDK-ja ka mbështetur formatin e bisedimeve të qeverisë kur Hashim Thaçi ka qenë kryeministër, e ne kemi qenë në opozitë, ai është i njëjti emër”, duke shtuar se fushata ndaj tij, ka të bëj me zgjedhjet e brendshme në LDK.

“Natyrisht, jam nënkryetar i LDK-së, dhe nuk flasë në emër tim personal”.

Haziri ka thënë se qëndrim personal ka vetëm në raport me Kosovën Lindore.

“Unë si Lutfi Haziri, jam për rishikimin e kufijve me Serbinë, ndërsa LDK-ja ruan parimin e kufijve të vitit 1974”, ka thënë më tej Lutfi Haziri

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img