Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com, me kryeredaktorin Muhahmet Hajrullahu, ka deklaruar se pavarësisht asaj se a do ta udhëheq apo jo LDK-ja qeverinë e re, kjo parti ka një pozitë kushtetuese.
“LDK e ka një pozitë kushtetuese, e ajo është pozita e kryetares së Kuvendit të Kosovës”, tha Haziri.
Haziri shtoi se pozita e Vjosa Osmanit nuk mund të cenohet në rrethanat e reja politike.
“Vjosa Osmani e ka besimin e partnerëve të koalicionit që edhe sot, përkundër që qeveria ka humb besimin ajo mbetet kryetare e Kuvendit në besim, dhe pozita e saj nuk mund të cenohet në rrethanat e reja politike”, ka thënë Haziri.
Nënkryetari i LDK-së, ka folur edhe për çështje tjera, konkretisht për bashkëpunimin që LDK mund ta ketë me partitë e tjera në rast se presidenti Thaçi ia jep mandatin për formim të Qeverisë.
Në këtë aspekt, Haziri ka shtuar se LDK është e gatshme të bashkëpunoj me cilëndo parti përveç PDK-së. /Telegrafi/