4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Haziri për ofertën e Kurtit për zgjedhje: Është më shumë kurth se sa vullnet politik

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në emisionin 60 minuta në KTV, ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Kurti, i cili e ofertoi opozitën se do t’ia bënte numrat për ta rrëzuar Qeverinë, duke hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Sipas Hazirit, ky është më shumë një kurth politik se sa vullnet politik. Sepse sipas tij Kurti është dorëzuar politikisht.

“Është dorëzuar politikisht sepse ka thënë se nëse doni shkojmë në zgjedhje, në një farë forme është dorëzim para problemeve. Ne mendojmë që më e thjeshtë me e drejtë, më korrekte politikisht dhe më e sinqertë karshi qytetarit, është që kur vjen në një pikë që je i bindur që duhet të ketë zgjedhje, atëherë jep dorëheqje, është akti më moral që e ofron një lider i përgjithshëm politik”, ka shtuar ai.

“Vlerësoj që është më shumë një kurth politik sesa që vullnet politik. Kryeministri Kurti po punon në një mandat kalendarik të kësaj Qeverie, sepse pas disa javësh e muajsh, ju do ta dëgjoni edhe në fushatë, sepse ajo tashmë ka filluar, ai do të vazhdojë ta përmend që ‘jemi qeveria e vetme që e kemi kryer mandatin e rregullt pas shpallje së Pavarësisë, që kemi shkaktuar stabilitet politik”, është shprehur Haziri.

Nacionale Facebook
Nacionale Twitter

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img