9.2 C
Pristina
Thursday, April 3, 2025

Buy now

spot_img

Haziri për mesazhet e Viberit: Me ua nxjerr tash atyre SMS-të mua që m’i kanë shkruar, as në sheher s’dalin më

Anëtari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj bisedave të publikuara brenda kësaj partie në Viber. Ai tha në “Politiko” se kushdo që i ka nxjerrë mesazhet “nuk i bën nder LDK-së.”

“Une me ua nxjerr tash atyre sms-të mu që m’i kanë shkruar, ose Lumir Abdixhiku nesër me ua nxjerr sms-të [mesazhet] atyre, ata as në sheher s’mund të dalin mo.”

Me tone të larta, Haziri la të kuptohet se zbulimi i së vërtetës do të turpëronte shumë figura.

“Me bo me folë une çka di në këtë vend, shumë njerëz ju vije marre me dalë nëpër qytete.”

Ai, tjerash tregoi se çka nuk i pëlqeu mes asaj që ishte publikuar në rrjete sociale.

“Ajo çka mua s’mka pelqy është mënyra e shkaktimit të këtij pozicioni politik për mos me i dhënë terma tjerë edhe forma edhe mënyra. Kërkun nuk përmenden terma të ndytë“, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img