1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri pas takimit me Lajçakun: I kërkuam sqarime për planin evropian, veçanërisht për nenin 7 dhe 10

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për takimin që kanë pasur me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, me të cilin thotë se biseduan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook tha se kërkuan sqarime nga Lajcak lidhur tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme.

“LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve, ndërkaq ritheksuam se mbështesim implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, thuhet në njoftimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img