-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Haziri pas takimit me Lajçak: Kërkuam largimin e masave – dialogu prioritet

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar pas takimit me të dërguarin evropian, Miroslav Lajçak, se ky subjekt politik beson se dialogu nuk ka opsion dhe se është e vetmja rrugë për t’i zgjidhur të gjitha problemet me Serbinë .

Ai ka treguar se nga Lajçak ka kërkuar që të hiqen masat e vendosura ndaj Kosovës.

“Situata pas 24 shtatorit nuk ka ndryshuar. Qeveria nuk ka arritura ta kapitalizojë këtë moment. Jemi në situatën para pesë javësh. Ne nënvizuam nevojën për largimin e masave ndëshkuese dhe Kosovës të mos vazhdojë të dënohet për shkak të paaftësive të qeverisë”, është shprehur Haziri.

“Është interes që dialogu të jetë prioritet”.

Për draftin e Asociacionit ai ka thënë se nuk kanë folur specifikisht.

“Është kryeministri ai që duhet të japë sqarime. Dialogu ka rregulla. Palët po ofrojnë komente, por ato nuk po negociohen”.

Ndër të tjera Haziri duke folur për një marrëveshje, ka pohuar se bëhet fjalë për një periudhë të ngushtë kohore.

“Dje ka qenë vonë!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img