Site icon PrishtinaPress

Haziri pas rasteve të reja me koronavirus: Ditë e rëndë për Gjilanin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se të konfirmuar pozitiv me koronavirus sot janë kontakte të të prekurve nga Kamenica.

“Ditë e rëndë për Gjilanin në ditën e parë të Ramazanit dhe në #ditën43 të përballjes me Covid-19, pasi i kemi 15 raste të reja pozitive, 7 në Livoҫ të Epërm, 7 në qytet dhe 1 në Kosaҫë”, është shprehur ai përmes Facebook.

“Rastet janë nga kontaktet me të prekurit e Kamenicës dhe tashmë i kemi indentifikuar kontatet e të prekurve të fundit, derisa familjet janë në karantinë”.

Exit mobile version