1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Në takimin për Asociacionin nuk pati dallim opozitë-pozitë, vetëm mes palës shqiptare dhe serbe

Dallimet ishin mes palës shqiptare dhe asaj serbe dhe jo mes pozitës e opozitës, ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili me bashkë-partiakun Avduallah Hoti, ishte në takimin e ftuar nga Ambasada Amerikane ku u diskutua për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Natyrisht dallimet janë të mëdha mes shqiptarëve dhe serbëve”, deklaroi ai, duke shtuar se “nuk ka pasur dallim opozitë-pozitë”, ka thënë Haziri për Albanian Post.

Sa i përket diskutimeve brenda, Haziri tha se “asgjë të veçantë nuk ka pasur, thjesht është bërë diskutim” dhe “secila palë ka paraqitë qëndrimin e vet dhe pikëpamjet e tona i kemi ndarë”.

Haziri ka konfirmuar se nga qeveria ishin “gjashtë anëtarë të qeverisë, gjashtë ministra dhe i kanë paraqitur pikëpamjet individuale secili për sektorin e vet”.

Haziri pohoi se diskutimi ka qenë i lirë dhe “Kush ka dashur ka pasur mundësi të flas”.

Dhe se “orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme”.

Sa i përket themelimit të Asociacionit, LDK-ja ka vlerësuar se “kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img