Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, tashmë ka marrë detyrë të re politike.
Haziri ka konfirmuar se ai do të jetë shefi i LDK-së në dialog me Serbinë.
“Unë do të jem përgjegjësi i LDK-së për dialog me Serbinë”, ka thënë Haziri për RTK.
“Me ta thënë të drejtën është detyrë shumë e vështirë”, ka theksuar nënkryetari i LDK-së.