Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për rastet e fundit të arrestimeve në Kosovë nga Gjykata Speciale,ka thënë se dallojnë rastet e gjykimit të Mustafës me Haradinajn dhe Gucatin.
Ai ka folur për Dhomat e Specializuara duke thënë se këtoj janë të Kosovë dhe këtu s’ka asgjë të keqe.
“Ata kanë punuar që pesë vjet për rregulloret dhe procedurat e brendshme. Pra, kjo Gjykatë është e pavarur dhe vet shkuarja e saj në Holandë tregon për dështimin e sistemin tonë të drejtësisë për trajtimin e këtyre rasteve”, tha Haziri, në RTK.
Haziri thotë se Gjykata Speciale është instanca e fundit që duhet ta mbyll kapitullin e luftës.
“Kam thënë se Kosova duhet të pastrohet, lufta duhet të pastrohet pasi që 15 vjet jemi duke u marrë më këtë. Lufta duhet të lahet me drejtësi dhe kjo tash duhet të mbyllet”, shtoi ai.
“Në dy proceset e mëhershme është tentuar të vendoset drejtësi me disa nënkomandatë, por jo të nivelit të lartë, pasi që janë kërkuar arrestime të peshqve të mëdha. Pra, janë bërë kërkesa deri në ditën kur prokurori doli me njoftim për Thaçin dhe Veselin dhe nëntë të tjerë”, tha ai.
Tutje Haziri tha se publikimi i propozim-aktakuzës për Thaçin dhe Veselin ka qenë dush i ftoftë për Kosovën, pasi që janë prekur krerët e shtetit.
“Kryengritja ka ndodhur në shtëpi, duke nisur nga familja Jashari. Debati ka qenë nëse kemi pas luftë apo kryengritje dhe ka qenë debat i kotë. Kjo duhet të mbyllet, pasi që Kosova s’mund të jetë peng e indvidëve dhe të mbyllet ajo që ka ndodhur për 18 muaj luftë në Kosovë”, tha nënkryetari i LDK-së.
Sipas tij, me kryengritjen e UÇK-së mbërri sukses i madh dhe kjo e ka sjellë në vend qëllimin.
“Në luftë ndodhin gabime, dhe vetëm ne kemi thënë se s’ka ndodh asnjë gabim dhe në luftë ndodhin gabime. Nuk kemi mundur të jemi imun ndaj gabimeve si në luftë si pas luftës. Kaptina e luftës duhet të mbyllet”, theksoi ai.