0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri lë të kuptohet se në LDK s’ka më vend për Vjosa Osmanin: Tradhëtoi për interesa personale

Një prej figurave më të vjetra dhe më të rëndësishme të LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur edhe për atë nëse ka vend në LDK për presidenten Vjosa Osmani.

Haziri ka thënë se Zoti ua falë njerëzve gabimet e mëdha por jo edhe budallakitë. Ai tutje ka shtuar se LDK-ja është bërë një lloj tyrbeje ku njerëzit kthehen pas aventurave nëpër parti të tjera dhe gabimeve në karrierën e tyre politike.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ka ardhur koha që s’duhet lejuar të kthehen në parti për të kërkuar falje ata që e kanë tradhtuar partinë për interesa personale e partiake.

“Zoti, i vetmi Zoti është i mëshirshëm që falë gabime por jo budallaki. Zoti falë gabime të mëdha njerëzve, por budallakitë s’jau falë. LDK është bërë një farë tyrbe, që njerëzit qohen gabojnë, shkojnë në parti tjera rri, fito diçka, mandej në fund kur t’iu rrezikohet vendi atje, kthehen të shpija e vjetër, fito prapë diçka. Besoj që ka ardhë një kohë kur s’duhet me leju ata që LDK-në bukfalisht e tradhtojnë, vazhdojnë me tradhtu për interesa personale, partiake, mos me pas mundësi me ardhë me kërku falje, sepse unë e quaj budallaki, nuk është gabim. Ose më mirë ta quajmë zgjedhje, kjo është zgjedhje, kur ki zgjedh, e ki moshën e madhe, dhe kjo zgjedhje nuk i ka kalu keq asaj, Vjosa është bërë presidente”, ka thënë Haziri në një intervistë në T7.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img