Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se subjekti në të cilin bën pjesë e respekton vullnetin e qytetarëve për rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në një postim në Facebook, ai ka lëvduar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, për punën që ka bërë në krye të kësaj partie.
“LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie. Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë. LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë”.
“Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese. LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore. Koha për durim!”, ka thënë Haziri. /Klankosova.tv