Site icon PrishtinaPress

Haziri lavdëron Blerim Isufajn për ngritjen e aktakuzës së Banjskës: Profesionalizëm deri në detajin e fundit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka lavdëruar punën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në ngritjen e aktakuzës në rastin e Banjskës.

Haziri, me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se nuk ishte rastësi që aktakuza u bë publike në datën e përvjetorit të sulmeve tragjike të shtatorit në SHBA.

“9/11 u përkujtua dje dhe nuk është rastësi që në këtë datë Kryeprokurori i speciales, Blerim Isufaj, ngriti aktakuzën në rastin e sulmit terrorist në Manastrin e Banjës. Tregoi profesionalizëm deri në detajin e fundit, hetoi e hulumtoi çdo skutë të errët që ideoi, përgatiti, planifikoi dhe sulmoi Kosovën në një natë të errët më 24 shtator”, tha Haziri.

“Falënderimi për z.Isufaj dhe hetuesit është që nuk ranë në grackën e politikës dhe presionit të tyre për një aktakuzë të shpejtë që del nga Raport i zyrave të qeverisë, të cilët na bënë horë kur e kanë dërguar nëper Europe, duke menduar qe e kanë gjetur fajtorin dhe tash duhet vetëm ekzekutimin ta bëjnë. Raport me të cilin besonin vetëm ata, por profesionalizmi i prokurorëve dhe njësive elitare zbardhi imazhin e Kosovës para aleatëve dhe e shpëtuan Kosovën”, shtoi tutje ai.

“9/11 i Kosovës, në dimensionin tonë është 9/24, për nga natyra dhe qëllimi i terroristëve. Shpirti i rreshhterit Afrim Bunjaku bën dritë sepse ai parandaloi të keqen e madhe për Republikën që e deshi deri në flijim. Prokurori dhe polici Kosoves janë të vetmit që sakrifikicën e tij po e çojne në vend me drejtësi Faleminderit deri në gjunjëzim vetëm këtyre. Ata që po palohen para të vrarëve dhe po krekosen para të gjallëve për konsum politik, herët a vonë u del boja!”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

Exit mobile version