Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij.Haziri thotë se Rugova ishte njeriu i cili ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra.
Haziri ka shkruar në Facebook se Rugova ishte njeriu i cili pas 100 vjetësh përpjekje arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve drejt perëndimit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot është ditëlindja e Presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sakrifice e rezistence, arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit.
Ai ka iniciuar procese dhe ka realizuar ëndrra.
Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është Republika e pavarur dhe familja politike e tij, LDK.
Presidenti ka veç ditëlindje!