0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Kosova e pranoi Asociacionin, për ta larguar Ahtisaarin

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar të mërkurën se sot ajo që njihet si Pako e Ahtisaarit është Kushtetutë e Kosovës.

Ai foli edhe për draft-statutin e Asociacionit që u prezantua në Bruksel nga ish-ekipi menaxhues. Megjithatë sipas Hazirit, në atë kohë, të njëjta kanë qenë pikat e Serbisë për Asociacionin.

E për ta larguar Ahtisaarin, Haziri tha se Kosova e pranoi Asociacionin.

“Termi Asociacion është marrë nga Konventa Evropiane për qeverisje lokale si term, ne e kemi pranuar atë term sepse është konventë për qeverisje lokale si term. Pse ne e kemi largu? Ne kemi arrit që aneksin tre me largu si ta panevojshëm, pa qëndrueshëm kërkesën me themelu Asociacion në Kosovë, kemi faktu kemi thënë se nuk mundemi”, ka thënë ai në Kanal10.

Haziri tha se “kompromisi jonë ka qenë që për ta larguar Ahtisaarin nga dokumenti”.

“Themelimi në atë kohë i Asociacionit detyrat asimetrike për arsim shëndetësi dhe themelimin e tre komunave që e kemi bërë në juglindje se ka pas më shumë banorë dhe më këtë kemi largu lidhjet territoriale të komunave serbe mes Kosovës”.

Mes tjerash, Haziri ka shpjeguar se si serbët i kërkonin 21 komuna të reja në Kosovë, që udhëhiqeshin ndaras nga pushteti qendror i Kosovës.

“Sepse ka pas propozim me bë komuna Vushtrri, Obiliq, dy në fushë Kosovë, tri në Prizren e në juglindje. Serbia ka pas 21 propozime për komuna të reja në Kosovë, me lidhje territorial. Ne kemi arrit me faktu që arsim shëndetësi, po pajtohemi që shërbimet më i dërgu më afër. Për veri, spitali ofron shërbime, universiteti arsim. Dhe një spital në Shtërpcë për juglindje, që s’u bë kurrë. Tani nuk ka ndodh asgjë, se universiteti s’ka avancuar edhe spitali ka mbetur në gjendjen e njëjtë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img