“Idealisht e do një gjashtë muajsh për ta marrë datën, por mund të ndodhin kushte të reja gjatë periudhës së marrjes së datës. Madje pres që brenda periudhës pas marrjes së datës Kosova do të ketë kushte të reja”.
Haziri ka treguar se puna për vizat do të jetë e vështirë edhe për shkak se vendet europiane kanë hezitim në raport me Kosovën, madje edhe vendet mike.
“Ka edhe shtete të tjera anëtare mike, siç janë Holanda e Franca që tregojnë hezitim”.
Haziri tregon edhe sa vota mungojnë për ratifikimin e Demarkacionit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se nuk ka barriera që pengojnë mos votimin e Demarkacionit që do të ndodhë të mërkurën
“Ne po presim të ndodhë të mërkurën, nuk ka barriera që pengojnë mos votimin”.
“Mendoj që partnerët e koalicionit na kanë garantuar që votat janë, por ajo që po ndodhë është një minus i tre deputetëve”.
“Neve na është ofruar një siguri që votojmë, por nuk arrihet vota e mjaftueshme për shkak se partneri kryesor, Lista Serbe në këtë rast, ata kanë qëndrim hezitues dhe refuzues në këtë proces”.
“Nëse dështon ky votim të mërkurën, Qeveria nuk ka kuptim të vazhdojë asnjë minutë të qeverisë më”, tha ai në Klan Kosova.