1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Haziri komenton përplasjen Osmani – Selmanaj: Dritoni është profesionist, drejton Komisionin që është truri i Kuvendit

Në seancën e djeshme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila vjen nga radhët e LDK-së, ka pasur një përplasje me deputetin e po kësaj partie, Driton Selmanaj.

Por kjo përplasje ndërmjet dy anëtarëve të LDK-së, nga nënkryetari i këtij subjekti politik, Lutfi Haziri po shihet më shumë si komunikim institucional sesa personal.

Haziri tha se ashpërsia e kryeparlamentares, Vjosa Osmanit të mos shihet si raporte personale me deputetë, por menaxhim i seancës.

Megjithatë, ai tërthorazi lë fajtore Osmanin, pasi që Driton Selmanajn po e konsideron si “truri i Kuvendit”.

“Ju duhet me u mësua me e njohur edhe anën tjetër të Vjosa Osmanit sepse kryetare e Kuvendit dhe do mbetet, përkundër që qeveria e ka humbur besimin me 82 vota. Por, ajo është në detyrë dhe ajo e menaxhon sipas rregullores së punës. Natyrisht që Driton Selmanaj është një deputet i mirë, profesionist i mirë është kryetari i komisionit funksional që i bie të jetë truri i Kuvendit të Republikës dhe komunikimi në parim dhe ashpërsia e Vjosës mos të lexohet si raporte personale. Ato janë menaxhim i seancës dhe zbatim i kushteve të udhëheqjes së një seance e cila shpeshherë tek ne po del e tensionuar… Janë raporte krejt institucionale komunikim institucional, zbatim i rregullores në një formë më të ashpër sesa që jeni mësua me pa, por që toleranca vendoset nga kryesuesja e seancës e jo nga deputetët”, tha Haziri.

Deri te kjo përplasje erdhi kur Osmani tha se i është drejtuar Komisionit për Legjislacion për t’i identifikuar masat që duhet t’i ndërmarr Kuvendi, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa Selmanaj tha që interpretimi i kryeparlamentares është përpjekje për legjitimimin e qeverisë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img