1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: KEDS është takuar me përfaqësues të Elektroseverit në Stamboll nëntë ditë para marrëveshjes

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se marrëveshjes për udhërrëfyesin lidhur me energjinë elektrike në veri të Kosovës, e ka paraprirë një takim jotransparent mes përfaqësuesve të KEDS dhe atyre të Elektroseverit në Stamboll. 

Haziri ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se marrëveshja ka ndodhur 9 ditë më vonë.

“Ajo që ka ndodhë, është se më 9 të muajit të kaluar ka qenë nëj takim i KEDSit dhe përfaqësuesve të elektroseverit në Stamboll. Marrëveshja ka ndodhur 9 ditë më vonë”, ka thënë ai, 

“Ky udhërrëfyes tash është në zbatim. Se sa do të faturohen tash këto pas reciprocitetit në targa mbetet të shihet”, shtoi ai,

Tutje ai tregoi se takimi ka qenë jotransparent dhe se nuk dihet asgjë rreth atij takimi. 

“Nuk është transparente. Ësht përmendur kalimthi. Nuk është trajtuar, cili është qëllimi dhe kush është organizatori. Qeveria tash ia ka dhënë të drejtën dhe marrëveshja do të zbatohet. Ne nuk do të japim më mjete për atë pjesë. Por sa dëme i ka sjellë Kosovës prej vitit 2015 kur është bërë marrëveshja”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img