Site icon PrishtinaPress

Haziri: Ka tendenca që qeveria të bëjë shtet policor

Lufti Haziri nga LDK tha se shoqëria civile, e komunitete të tjera po hezitojnë të dialogojnë me opozitën për shkak të frikës se pastaj mund të dëmtohen në punën e tyre nga pushteti.

Haziri tha se ka tendenca që të bëhet shtet policor, por jo nga policia.

“I thirrim partitë opozitare, shoqërinë civile, biznesin, grupet komunitare, e çka të doni mundemi me inicu, por ajo e para është se kur e çoj ftesën për pjesëmarrje, nëse je përfaqësues i ambientalistave, menjëherë kanë me thënë, shumica po thojnë kështu: unë jam duke punu në njëfarë programi mandej kur po më shohin në fotografi me juve po penalizohna…kjo është policore”, tha Haziri në RTV21.

“Kur nuk qeveris, administron, kur administron nuk e ke kulturën e administrimit të plotë sepse ti e ke marrë mandatin e qeverisë, tani e kamuflon adminstrimin me metoda të qeverisjes, është kamuflim total, mandej ndodhin këto çështje”, tha Haziri.

Exit mobile version